Arrestimi i Ilir Metës, reagon Berisha

21 October 2024, 13:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i Ilir Metës, reagon Berisha
Sali Berisha

Pas lajmit të arrestimit të kreut të PL, Ilir Meta, ka reaguar kreu i PD, Sali Berisha.

"Persekutimi i Kreut të PL është politik. Nuk kanë konfirmuar asnjë fakt, asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta dhe fizik të Ilir Metës.

Rama është i implikuar direk në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Ju kam informuar këtu se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën", tha Berisha.


Video