Arrestohet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta!

21 October 2024, 13:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta!
Ilir Meta

Është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Burime për VoxNews thanë se kreu i PL, është arrestuar me urdhër të SPAK, pranë qendrës tregtare, "Casa Italias".

Ndërkohë, Ilir Meta kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp mesditën e sotme, në orën 13:40, ku ishin ftuar të merrnin pjesë gazetarët.

“Në ora 13:40, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta do të ketë një konferencë për shtyp. Ftohen të gjithë gazetarët të marrin pjesë”, thuhej në njoftimin e zyrës së shtypit të bërë në orën 12:09.

Kreu i PL-së është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi gjithashtu janë në hetim pasuror, si edhe në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.


Video