Arrestimi i Ilir Beqajt, Braçe: Peshorja ka humbur ekuilibrin

4 July 2024, 10:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i Ilir Beqajt, Braçe: Peshorja ka humbur ekuilibrin
Erion Braçe

Arrestimi i Ilir Beqajt, reagimet e socialiste, Braçe: Peshorja ka humbur ekuilibrin

Gazetarët kanë pyetur disa prej deputetëve të Partisë Socialiste për të komentuar arrestimin e ish Ministrit Ilir Beqaj.

Braçe: Me thënë të drejtën kam parë vetëm lajmet e para. Duhet të marr informacion më tepër. Sa kohë që bëhet fjalë për vjedhje duhet të shoh informacion më të zgjeruar për atë që ndodh realisht. Përtej kësaj, reforma në drejtësi për këtë u bë për të mbajtur përgjegjës, siç nuk u ka asnjë përgjegjës për 21 janarin, për Gërdecin, për gjëra më të rënda që kanë shënuar historinë e këtij vendi. Në momentin që ka implikime lidhur me fondet buxhetore duhet parë shumë seriozisht gjëja.

Spiropali: Ç'është ky ngut?! Ç'është ky zell!? Ç'është ky ngut për të drejtuar mikrofonat për një çështje që do të gjykohet nga drejtësia?


Video