“Armik i Kushtetutës”/ “Mos mu drejto me ti”, përplasje mes Berishës dhe Peleshit në seancë

20 Korrik 2026, 12:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi mazhorancën për bllokimin e amendamenteve të propozuara nga opozita, duke e cilësuar Peleshin si “armik të Kushtetutës” dhe të procesit të integrimit europian.

“Do ngelesh në historinë e këtij vendi si vasali më i shpifur i Edi Ramës, si armik i egër i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të deputetëve, si armik i egër i procesit të integrimit të Shqipërisë. Ka një muaj që janë dorëzuar amendamentet për amendimin e ligjeve, të cilat BE, Komisioni Europian, PE, kërkon të anulohen dhe të amendohen, të cilat protesta më e fuqishme pas viteve ’90, rinore, qytetare, kërkon të anulohet dhe ti i injoron sikur nuk ekzistojnë”, u shpreh Berisha.

Nga ana e tij, Peleshi reagoi duke i kërkuar ish-kryeministrit të respektojë etikën parlamentare.

“Unë s’ju drejtohem me ‘ti’, zoti Berisha. Ju lutem mos tejkaloni etikën parlamentare”, tha Peleshi, duke i ndërprerë më pas fjalën.


Video