Kallëzimi i Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve, ‘Apeli’ lë në fuqi fillimin e hetimeve!

1 June 2023, 12:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kallëzimi i Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve,
Në foto: Ilir Meta

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar padinë e Ilir Metës ndaj Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit për 6 shkelje ligjore.

“Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është shqyrtuar çështja penale që i përket ankuesit Ilir Metaj, me objekt: Ankimin ndaj vendimit “Për mosfillimin e procedimit penal”, datë 21.09.2022 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me kallëzimin penal nr. 11409, datë 06.09.2022. Paraqitur nga ankuesi, ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informim mbi dokumetat e ish-Sigurimit të Shtetit, Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë  me vendimin nr. 1959 Akti, datë 18.11.2022 ka vendosur: Shfuqizimin e vendimit datë 21.09.2022 “Për mosfillimin e proçedimit penal” të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me kallëzimin penal Nr.11409, datë 06.09.2022.

Detyrimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të regjistrojë procedimin penal për kallëzimin penal nr. 11409, datë 06.09.2022 dhe të kryejë hetimet përshkruar në pjesën arsyetuese të këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga Prokuoria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, që kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës dhe lënien në fuqi të vendimit mbi “Mosfillimin e procedimit penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj Gjykate.

Kujtojmë se ish-Presidenti e bëri këtë kallëzim në 1 Shtator të vitit të kaluar, ku pretendoi se Autoriteti i Dosjeve ka kryer 6 shkelje ligjore.

Meta mohoi asokohe lidhjet e tij me Sigurimin e Shtetit, duke theksuar se ka marrë çertifikata të pastërtisë nga komisioniet shtetërore dhe nga Autoriteti i Dosjeve. Por ky institucion deklaroi se akuzat e ish-presidentit janë fyese për dinjitetin e secilit anëtar të Autoritetit.

Këta të fundit, Meta i akuzoi për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve shtetërore, falsifikim kompjuterik, falsifikim vulash, të stampave ose formularëve, përhapje të informatave të rreme dhe zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete.


Video