Alibeajt apo Berishës? Apeli cakton datën se kur do të vendosë për fatin e Partisë Demokratike

10 February 2023, 16:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alibeajt apo Berishës? Apeli cakton datën se kur do të
Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha

Gjykata e Apelit ka caktuar datën se kur do të shqyrtojë ankimimin e grupit të Enkelejd Alibeajt mbi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu statutin e Partisë Demokratike të miratuar në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Seanca do të mbahet më 3 Mars, në orën 11:00, katër ditë para afatit të regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore të 14 Majit dhe do të caktohet se kujt i përket partia më e madhe opozitare në vend, Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt.

Në përbërje të trupit gjykues do të jenë gjyqtarët Elona Mihali, Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

“Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh intersimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:

Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja", thuhet në njoftim.


Video