Portreti i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova në hollin e Parlamentit Europian

9 February 2023, 19:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Portreti i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova në hollin e

Fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova është e vendosur në hollin e Parlamentit Evropian.

Imazhi i politikanit shqiptar u kthye në vëmendje sot kur presidentja e PE-së, Roberta Metsola priti presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Nuk kanë munguar reagimet në rrjete sociale, ku i cilësojnë Rugovën dhe Zelensky-n si "dy presidentët e Çlirimit".

Portreti i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova në hollin e

Ndërkohë, profesori Blerim Latifi shpjegon se në atë mur janë të vendosura fotot e laureatëve të Çmimit “Saharov”.

Ky çmimi jepet për lirinë e mendimit dhe është pagëzuar me emrin e disidentit dhe shkencëtarit nga ish-Bashkimi Sovjetik Andrej Saharov në dhjetor 1988 nga Parlamenti Evropian për të nderuar individët apo organizatat që i kanë kushtuar jetën e tyre mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Çmimi Saharov jepet çdo vit rreth datës 10 dhjetor, ditë në të cilën Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut në vitin 1948, që është e njohur edhe si Dita e të Drejtave të Njeriut.

Latifi thotë se të njëjtin nderim, përveç Rugovës e ka fituar edhe një shqiptar tjetër i cili është Adem Demaçi.

“Të gjithë laureatët e Çmimit “Saharov”, të cilin e jep Parlamenti Europian, i kanë fotografitë e vendosura në një hapësirë që i dedikohet pikërisht këtij çmimi. Teksa në këtë pamje të çastit fotografia e Rugovës qëndron prapa Zelenskit dhe kryetares së Parlamentit Europian, në murin përballë tyre qëndron fotografia e një shqiptari tjetër të madh, i cili e ka marrë këtë çmim shtatë vjet para Rugovës. Fotografia e Adem Demaçit”, shkroi Latifi.


Video