Dy palët PD-së kanë pranuar të hyjnë në negociata për të dalë me një kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale që mbahen vitin e ardhshëm. Dy personat që do të negociojnë janë Paloka dhe Bardhi.
Pas këtij lajmi, deputeti demokrat Flamur Noka është shprehur se tashmë është koha e duhur për të reflektuar dhe se nuk është kurrë vonë dhe sipas tij, grupi i Alibajt tani të tërheqë edhe padinë.
Noka tha se për reformat kryesore dhe zgjedhjet lokale, Alibeaj i ka në tavolinë propozimet prej tij që të enjten.
Flamur Noka: Për ndarjen territoriale, reformën zjedhore dhe për zgjedhjet lokale të jemi të unifikuar. Është një kërkesë e imja, ditën e enjte i kanë shkuar në tavolinë Alibeajt. Ka qenë zonja Dhurata Çupi dhe një nga këshilltarët, Patrik Sadikaj.
Keni marrë përgjigje?
Flamur Noka: Për momentin mora refuzim por koha për të reflektuar është gjithmonë dhe çfarë shoh kanë reflektuar dhe i falenderoj.
I pyetur se nga nis procesi i bashkimit të demokratëve, nga tërheqja e padisë apo ulja për të nxjerrë kandidatë të përbashkët në vendore, ai dha këtë përgjigje:
Flamur Noka: Tërheqja e padisë është rruga e vetme për tu dhënë sinjal të qartë demokratëve që bashkohen dhe jemi bashkë me një qëllim për tu përballur me Edi Ramën dhe regjimin e tij. Por sigurisht ka kohë gjithmonë.