91 votues nga 929 në një Qendër Votimi, në Nartë duket se i kanë harruar zgjedhjet

11 May 2025, 18:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
91 votues nga 929 në një Qendër Votimi, në Nartë duket
Foto ilustruese

Në të gjithë Shqipërinë vijon votimi, ndërsa pjesëmarrja është e ulët.

Por në fshatin Nartë në Vlorë duket se i kanë harruar zgjedhjet.

Vetëm një numër vogël personash kanë votuar.

Më konkretisht atje ndodhen 4 qendra votimi. Në njërën prej tyre, aty ku në listë janë 929 zgjedhës kanë votuar vetëm 91 prej tyre.

Në tre të tjerat situata është e tillë: 84 votues nga 939 zgjedhës në QV-në tjetër, 80 votues nga 936 në tjetrën dhe 80 votues nga 920 persona në të fundit.


Video