Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për viktimat e përmbytjeve në Bosnje.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ai thotë se në lutjet e tij dhe të popullit shqiptar janë me të prekurit nga përmbytjet.
16 persona raportohet se kanë humbur jetën ditën e sotme nga vërshimet masive dhe rrëshqitjet e dherave në Bosnje dhe Hercegovinë.
Mesazhi i Begajt:
Presidenti i Republikës. Bajram Begaj, shprehu keqardhjen e tij nëpërmjet një postimi në X për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për viktimat nga përmbytjet dhe disa dhjetëra të zhdukur në krahinën e Jablanicës e disa zona të tjera në Bosnje dhe Hercegovinë.
I shpreh ngushëllime Presidentit Beqirovic dhe familjarëve të viktimave për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore!
Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe solidarizohemi me qytetarët e dëmtuar rëndë nga kjo katastrofë natyrore”, - u shpreh Presidenti me anë të një postimi në platformën x.