Tërmet Peçi nuk tërhiqet pas "kërcënimeve" të Ramës, thumbon Mirela Kumbaron dhe Flamur Golemin në festën e PS-së në Gjirokastër

9 Qershor 2026, 16:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lufta mes socialistëve të Qarkut Gjirokastër, duket se nuk është zbutur as pas kërcënimeve të Edi Ramës, pak javë më parë.

Përkundrazi, duket se situata është bërë edhe më agresive.

Kjo gjë u duk edhe në festën e organizuar dy ditë më parë në Gjirokastër, për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ku ishin mbledhur socialistët e Gjirokastrës, Tepelenës, Memaliajt, Përmetit, Këlcyrës, Dropullit e Libohovës.

Ai që i ka vënë “zjarrin” festës, ka qenë Tërmet Peçi.

Fillimisht, ndërsa kishte marrë fjalën, Peçi ftoi Golikun të këndojë.

“Ju po të doni rrini, po të doni ikni”, tha deputeti socialist, duke lënë të shtangur Mirela Kumbaron.

Në skenë ai ftoi edhe ish-kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Bimen.

“Ftoj këtu në skenë Flamurin, Bimen, jo atë tjetrin”, tha Peçi, duke thumbur kështu kryebashkiakun aktual të Gjirokastrës, Flamur Golemi, me të cilin tashmë dihet se ka një luftë të hapur dhe të ashpër.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video