Paralizohet Tirana, trafik kilometrik në akset kryesore të kryeqytetit

9 October 2026, 09:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Paralizohet Tirana, trafik kilometrik në akset kryesore të kryeqytetit

Qarkullimi i automjeteve në Tiranë, është rënduar këtë të premte. Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata trafiku në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Në disa zona veçanërisht përgjatë Unazës së Madhe, në Laprakë, Don Bosko, zonën e Ali Demit, Astir dhe Sauk, është krijuar një trafik kilometrik.

Moti i keq dhe reshjet e vazhdueshme të shiut ndikojnë në ngadalësimin e lëvizjes, ndërsa fluksi i automjeteve në orët e mëngjesit e përkeqëson më tej situatën.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë, veçanërisht në segmentet ku qarkullimi është i rënduar.


Video