
Menaxheri dhe organizatori i ndeshjeve të boksit, Jake Paul u ka ofruar Will Smith dhe Chris Rock secilit 15 milionë dollarë për të dalë në ring dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre “si burrat”, pasi Smith e goditi Rock gjatë ceremonisë së çmimeve Oscar të së dielës.
Smith u ngjit në skenë gjatë ceremonisë televizive dhe goditi Rock në fytyrë pasi komediani bëri një shaka për kokën e rruar të bashkëshortes së tij.
"Kam 15 milion dollarë për Will Smith dhe 15 milion dollarë për Chris Rock gati”, shkroi Paul, i cili drejton Most Valuable Promotions, në Tëitter.
"Le ta bëjmë ndeshjen në gusht. Paguaj unë”, tha ai. "Dikush të më lidhë në telefon me përfaqësuesin e boksit të Will Smith”, shtoi ai.
Rock nuk pranoi të ngrejë akuza kundër Smith, i cili fitoi çmimin e aktorit më të mirë disa minuta pas incidentit dhe në fjalimin e tij nuk i kërkoi falje Rock. Grupi që shpërndan çmimet Oscar tha se ka filluar një rishikim zyrtar të episodit.