Tragjedi në Las Vegas, 4 viktima nga përplasja e dy avionëve (Video)

18 July 2022, 07:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedi në Las Vegas, 4 viktima nga përplasja e dy avionëve
Foto nga vendngjarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në aeroportin e Las Vegasit, ku nga përplasja e dy avionëve kanë humbur jetën katër persona.

Konkretisht, një avion Piper PA-46 me një motor dhe një Cessna 172 u përplasën mbi aeroportin e Las Vegasit të Veriut në rrethana ende të paqarta të dielën pasdite.

Shkaku i përplasjes është ende nën hetim, por raportet fillestare tregojnë se Piper PA-46 po përgatitej të ulej teksa u përplas me avionin Cessna 172.

Pamjet nga skena e tragjedisë tregojnë rrënojat e djegura të njërit prej dy avionëve.

 


Video