Zbulohet krijesa misterioze me 24 sy, mund të vrasë një njeri në pak minuta

20 April 2023, 21:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet krijesa misterioze me 24 sy, mund të vrasë një njeri
Krijesa

Shkencëtarët kanë zbuluar një krijesë misterioze me 24 sy në një rezervuar në Hong-Kong. Zbulimi u krye teksa po analizohej uji i rezervuarit Mai Po.

Gjallesa me trup transparent dhe përmasa rreth 2,5 centimetra me tri tentakula, është pjesë e familjes së kandilit të detit. Ajo ka 24 sy të vendosur në 4 grupe me nga 6 në trupin e saj të vogël. Ky është zbulimi i parë i specieve të kandilit të detit në ujërat kineze dhe specia e katërt në familjen Tripedaliidae, e cila përfshin disa nga gjallesat detare më helmuese në ujërat tropikale.

Ky kandil lëshon toksinë nga tentakulat e tij, e cila mund të shkaktojë paralizë, sulm në zemër, deri në vdekje, vetëm pak minuta pas pickimit.

Kandili australian i detit konsiderohet si gjallesa detare më helmuese në botë.

Zbulohet krijesa misterioze me 24 sy, mund të vrasë një njeri


Video