Zbulimi mbi grimcën ‘W’ kundërshton teorinë standarde se si funksionon universi

8 April 2022, 17:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbulimi mbi grimcën ‘W’ kundërshton teorinë standarde

Pas një dekade matjesh të detajuara e të kujdesshme, shkencëtarët njoftuan se grimca W ka një përmasë më të madhe se sa teorizohej deri më tani, duke tronditur themelet e të kuptuarit se si universi funksionon.

Këto themele janë të ndërtuara mbi modelin standard të grimcës W, që është teoria më e mirë me anë të së cilës shkencëtarët kanë përshkruar bazat e universit dhe forcat që veprojnë në të.

Grimca W ka ngarkesë elektrike, që është në qendër të tij dhe përmban atë që quhet si ‘forca e zbehtë’, një prej katër forcave themelore të natyrë e rrjedhimisht një shtyllë në modelin standard shkencor.

Megjithatë, matjet më të sakta të grimcës W (W-Boson) kundërshton drejtpërdrejt rregullat e modelit standard, sipas një studimi të publikuar në revistën Science.

Në këtë rezultat është mbërritur pas angazhimit të më shumë se 400 shkencëtarëve në 10 vite për të regjistruar e hetuar me imtësi të dhënat pas 450 trilionë përplasjeve të eksperimentuara për të përcaktuar përmasat e grimcës W.

Përplasjet me grimcave u realizuan me shpejtësi marramendëse në “Tevatron”, një laborator shkencor në Ilinois të SHBA. Ky ishte akseleratori më i madh në botë deri në vitin 2009, kur u tejkaluar nga “Large Hadron Collider” në Zvicrës, që pak vite më parë zbuloi grimcën Higgs.

Grimca W, së bashku me atë Z janë pjesë e asaj që konsiderohet nga shkencëtarët si ‘forca e dobët’, një prej katër forcave themelore të universit. Përkundër gravitetit, elektromagnitetit dhe fuqisë, forca e dobët as shtyn dhe as tërheq në ato përmasa sa të transformojë grimcat në pjesë më të lehta.


Video