Një situatë e rëndë ka ndodhur dje në oarët e para të mëngjesit në zonën e Saukut në periferi të Tiranës. Pas një sherri mes disa personave një person është plagosur në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spital.
Personi i plagosur quhet Shpëtim Metoli 39-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut. Nga përplasja me armë, me disa persona që ishin në club, i plagosur në këmbë mbeti Metoli.
Reperi Don Phenom ka pranuar se gjatë koncertit të tij në Tiranë ka pasur disa probleme. Ky i fundit ka konfirmuar ngjarjen duke reaguar në rrjetet sociale, për të qeteësuar fansat e tij që kanë pyetur nëse ka qenë edhe ai i përfshirë në këtë konflikt.
"Ka ndodh disa probleme, asnjë gjë nuk më ka ndodhur mua. Nuk kam asnjë problem, nuk e di cfarë ka ndodhur në koncert, pasi e kam mbyll unë koncertin kanë ndodhë disa incidente. Unë kam ikur në shtëpi, gjithçka është në rregull. Marini s’ka asnjë problem. Unë këndova, aty ishin full goca, pastaj ika në shtëpi. Më thonë ca ka ndodh o kusho, unë s’kam asnjë problem me asnjë"- thotë Don Phenom.