Zarf i zi/ I rrëfeu Oltës informacione nga jashtë, karton i verdhë për Xhonatanin

24 Janar 2023, 22:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I rrëfeu Oltës informacione nga jashtë, karton i verdhë për Xhonatanin

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e BBV pasditen e sotme dhe i ishte adresuar pikërisht banorit më të ri Xhonatanit.

Pasi ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai ka dhënë informacione nga jashtë për Oltën dhe kjo është një shkelje e hapur e rregullave, gjë e cila e ka penalizuar banorin duke e nxjerrë në nominim.

Arbana: Xhonatani ka kthyer një nga rregullat kryesore duke dhënë sinjale për lojën dhe vëllai i madh ka marrë një masë.

Siç e pe dhe ne klip, ndoshta ke harruar por ti ke dhënë brenda informacione dhe për këtë arsye vëllai i madh ka marrë vendimin që nga ky moment ti do jesh në nominim.

Xhaonatan: Ky ishte thjesht mendimi im por e respektoj vendimin, gjërat që thashë nuk i shikoj si një mesazh.

Arbana: Ky është vendimi i Vëllait të Madh dhe nuk duhet ta ndash më askënd tjetër.

 

Video