Dy janë deri tani protagonistët kryesorë të lojës brenda shtëpisë së Big Brother VIP në sytë ne publikut: këngëtari Luiz Ejlli dhe aktorja Olta Gixhari. Ata mbeten kundërshtarë në lojën e tyre brenda këtij formati dhe ‘sulmet’ ndaj njëri-tjetrit janë të pashmangshme dhe të vazhdueshme.
Ndonëse janë kundër njëri-tjetrit, ata përsëri e pranojnë që janë ndër konkurrentët më të fortë. Madje së fundmi Olta si asnjëherë, ka pranuar para banorëve të tjerë se Luizi e meriton finalen dhe se do të fitojë madje. E dalë kjo nga goja e aktores, është e pabesueshme në këtë pikë të lojës.
"Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë”, është shprehur aktorja.
View this post on Instagram
Dukshëm shtëpia e “Big Brother Vip” është ndarë në dy grupe. Në njërën anë qëndron Olta me grupin e saj i cili përbëhet nga Amosi, Dea Mishel, Kristi, Tea dhe në anën tjetër qëndron Luizi dhe “përkrahësit” e tij, Efi, Armaldo dhe Kiara.
E gjithë lufta duket se bëhet kush do të triumfojë midis Oltës dhe Luizit. Edhe vetë ata e pranojnë që ekziston një ndarje e tillë brenda shtëpisë.
Në një bisedë, Amosi i ka drejtuar këtë pyetje aktores: Ku mendon që do shkojë kjo lufta jonë me grupin?
Ndërkohë Olta Gixhari “shfajësohet” duke thënë se ata i bien në qafë asaj dhe kjo e fundit as që u përgjigjet provokimeve të tyre.
“Unë nuk ngacmoj asnjë. Efi në mënyrë të tmerrshme. Nuk i kam kthyer as përgjigje”, u shpreh Olta.