Diola rrëfen periudhën e errët të divorcit: Nuk e pranoja dot realitetin, kam menduar mos-ekzistencën time

24 January 2023, 13:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Diola rrëfen periudhën e errët të divorcit: Nuk e pranoja

Diola bëri një deklaratë të fortë, sa i përket periudhës së ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj.

Ajo tha se para tre vitesh, kur u divorcua nga bashkëshorti, ka menduar çdo mënyrë që mund të sillte mosekzistencën e saj, pasi nuk pranonte dot realitetin.

Diola u shpreh se forca e saj e vetme në të gjithë atë periudhë të errët, kanë qenë vajzat. Ishin ato, arsyeja pse ajo merrte frymë ende dhe motivi pse ajo është ende gjallë sot.

Ajo tha se nga kjo histori, mësoi sesa e fortë është dhe se e vetmja mënyrë për t’i përballuar këto situata është që të vazhdosh përpara.


Video