Pëlqimi kishte nisur para DWTS, zbulohen detajet për romancën mes Elhaida Danit dhe Ledjan Agallijajt

23 January 2023, 21:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pëlqimi kishte nisur para DWTS, zbulohen detajet për romancën mes
Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj

Një nga ato romanca të bujshme, që tërheqin vëmendjen e të gjithëve, dhe secili gjen veten tek një nga personazhet.

Koreografja e “DWTS”, Ola Hasani, e ka kthyer sërish vëmendjen tek Elhaida Danin dhe Ledian Agallijaj duke treguar një detaj interesant për këngëtaren.

Duket si një pëlqim i vjetër:

“Mbaj mend ditën e parë kur ka ardhur Elhaida për prova. Po e prisja me Ledin, kur erdhi dhe kishte një lloj dridhje. Ndoshta nuk më takon ta them por mendoj se kishte një lloj parapëlqimi për Ledin para se të vinte” -tha Ola në “S’e Luan Topi.”

Mesa duket Elhaida ka tërhequr universin dhe po jeton momentet e saj më të bukura.


Video