Aktori Arben Derhemi ka ‘rindezur’ debatin me Ermal Mamaqin. Së fundmi, në një intervistë për “Piranjat”, Derhemi ka rrëfyer detajenga filmi “Njerëz dhe fate 2” dhe nga jeta e tij. Por, aktori është vënë edhe përballë disa emrave që janë pjesë e botës së kinemasë në Shqipëri. Për Albano Bogdon tha ‘aktor shumë i këndshëm’, për Drilon Hoxhën ‘djalë i mirë’, për Ermal Mamaqin nuk dha asnjë koment.
“Kush është? Çfarë është ky? Aktor?”- tha Derhemi.
Dyshja kanë pasur përplasje të herpashershme.
Arben Derhemi e ka konsideruar Mamaqin një pseudohumorist që është bërë producent filmash, edhe pse ka fenduar figura që kanë bërë art. Ndërsa Mamaqi nga ana tjetër është shprehur se filmat e tij janë pëlqyer shumë ngapubliku. I pyetur më herë për të dhënë sqarime rreth këtij konflikti, Derhemi i ka qëndruar të njëjtit mendimi.
“Unë nuk kam asnjë gjë personale me këtë djalin. Është një djalë që ka jetën e vetë dhe i ka ardhur dita që të tallet me njerëzit, le të tallet. Për mua është inekzistent fare,”- ka thënë ai.