VIDEO-VIRALE/ Prezantueses i futet miza në gojë gjatë transmetimit live, shihni reagimin e saj!

29 May 2024, 14:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO-VIRALE/ Prezantueses i futet miza në gojë gjatë
Vanessa Welch

Prezantuesja e programit të mëngjesit në televizionin amerikan "Boston 25", Vanessa Welch është lavdëruar për profesionalizmin e shfaq gjatë transmetimit direkt.

Gjithçka ndodhi kur prezantuesja derisa po fliste e befason një mizë, që fillimisht i ndalet në sy dhe më pas i futet në gojë, siç shihet edhe nga pamjet të cilat kanë bërë xhiron në rrjet.

Por as kjo sfidë nuk e ndaloi që ajo të vazhdojë me moderimin e programit të mëngjesit, pavarësisht se gëlltiti mizën.

Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën të habitur me prezantuesen amerikane, e cila u “sakrifikua” për të vazhduar programin.


Video