Një përleshje në plazh shpërtheu në Odesën e shkatërruar nga lufta, kur dy vajza të veshura me bikini u përplasën dhe u rrëzuan përtokë.
Mediat e huaja raportojnë se gjithçka ka nisur pasi në një nga lokalet aty pranë u luajt muzikë ruse.
Në Ukrainë ekziston një ndalim për luajtjen në publik të muzikës ruse për shkak të pushtimit të urdhëruar nga Vladimir Putin, megjithëse arsyeja e saktë për këtë "free-for-all" nuk është konfirmuar.
Videoja fillon me dy gra që tërheqin nga flokët dhe qëllojnë njëra-tjetrën me grushte. Skena më pas shndërrohet në një përleshje masive, ndërsa të tjerat bashkohen në përleshje.
????⚡️ ODESSA BEACH BRAWL OVER Russian Music!
— RussiaNews ???????? (@mog_russEN) August 3, 2025
Ukrainian girls threw hands, boys jumped in — all because someone put Russian music on.
Moscow’s now winning the culture war too. ???????????????? pic.twitter.com/DBopLq4Xlm
Gjithashtu, dy burra me rroba banje mund të shihen duke iu afruar atyre për të ndaluar sherrin dhe për t'i tërhequr nga njëri-tjetri. Kurse nga një kënd tjetër, dy burra mund të shihen duke u rrahur ndaras, pasi njëri përpiqet ta tërheqë tjetrin nga përleshja.
Mediat televizive Strana, e cila anon nga opozita, pretenduan se “konflikti lindi për shkak të muzikës ruse”.
Rajoni i Odesës është përballur me më shumë se 700 sulme ruse gjatë luftës, e cila filloi në shkurt të vitit 2022.