Në vitin 2021, ajo ishte thjesht Bianca, një grua e bukur me stil dhe pamje natyrale. Sot, ajo është Bianca Censori, emri që nuk del nga titujt e mediave, bashkëshortja e reperit më të kontestuar të kohës dhe një enigmë e gjallë e transformimit.
Por kush ishte ajo përpara se të hynte në “orbitën” e Kanye West? Disa fotografi të rralla mund të jenë çelësi për të kuptuar atë që ndodhi mes asaj Biance… dhe kësaj që njohim sot.

Në imazhet e siguruara nga TMZ, 30-vjeçarja pozon e veshur me rroba të ndryshme për një markë australiane veshjesh të mikeshës së saj. Me flokë ngjyrë gështenjë që i bien mbi shpinë, Censori shfaqet me xhinse, bluza të thjeshta pa mëngë, si dhe veshje sportive.

Këto fotografi dallojnë ndjeshëm nga stili i saj i tanishëm, që ka marrë vëmendje të madhe që nga fillimi i lidhjes me West-in, i njohur për ndikimin e tij në stilin e partnereve të tij.

Çifti u martua në dhjetor të vitit 2022, vetëm pak javë pasi Kanye West finalizoi divorcin me Kim Kardashian. Që prej atëherë, Bianca është komentuar shpesh për paraqitjet e saj të guximshme, të cilat në shumë raste janë karakterizuar nga mungesa e veshjeve.

Gjatë ndarjes së çmimeve Grammy në shkurt 2025, Censori tërhoqi vëmendjen me një fustan mini tërësisht transparent, i kombinuar me një pallto me gëzof të zi. Pas një largimi të papritur nga Los Angeles, ajo dhe West morën pjesë në një festë pas ceremonisë, ku Censori u shfaq sërish me një veshje provokuese, një fustan transparent.
Pamjet e saj kanë shkaktuar kritika, përfshirë edhe nga familjarët e saj. Sipas një burimi për “Daily Mail”, babai i saj, Leo Censori, ka kërkuar një takim me West për të shprehur shqetësimin e tij rreth mënyrës se si vajza e tij po paraqitet në publik.

“Leo do që t’i kërkojë Kanye-t shpjegime përse e ekspozon Biancën në këtë mënyrë, si një ‘trofe të zhveshur’,” tha burimi në shkurt 2024. Ai gjithashtu ka ngritur pyetjen nëse vetë reperi do ta pranonte që vajzat e tij, North dhe Chicago, të shfaqeshin në publik me veshje të tilla, nëse do t’u kërkoheshin nga bashkëshortët e tyre në të ardhmen.

Megjithë kritikat, Bianca ka vazhduar të tërheqë vëmendje me zgjedhjet e saj të guximshme. Në qershor të këtij viti, ajo u shfaq në rrugët e New York-ut me një set të brendshëm të përbërë tërësisht nga karamele, një veshje e ngrënshme, për të cilën thuhet se Kanye i kishte paguar 100 mijë dollarë pas refuzimit fillestar të saj.