Video: Ky veprim i Adisit ndaj Fifit po bëhet viral

7 March 2022, 11:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video: Ky veprim i Adisit ndaj Fifit po bëhet viral

Çifti duken të pandarë nga njëri-tjetri dhe Adisi po e shoqëron këngëtaren në çdo hap dhe është krah saj në çdo angazhim dhe koncert.

Së fundmi ata kanë qenë në Londër ku artistja ka mbajtur disa koncerte. Mirëpo, veprimi i ëmbël që Adisi ka bërë ndaj saj ka marrë vëmendjen e të gjithve. Në rrjete sociale po qarkullon një video ku Fifi ndodhet në skenë duke performuar.

Mirëpo, asaj i ka ndodhur një incident me sandalet dhe në ndihmë i ka ardhur menjëherë Adisi i cili e ka ndihmuar për t’i veshur para të gjithëve.

 Që pas daljes nga “Big Brother VIP” Fifi ka qenë kryefjalë e mediave për shkak të lidhjes së saj me Adis Patushin. Kishte shumë zëra ose thashetheme që besonin se këngëtarja ishte në një lidhje me Adisin, por vetëm më vonë u vërtetua romanca mes dyshes.

Në një video që pushtoi rrjetin çifti i ri shihen duke u puthur në buzë para shumë të pranishmëve në një mbrëmje ku Fifi po performonte. Që pas këtij momenti të dy janë shfaqur kudo bashkë dhe nuk i kanë kursyer foto e videot me njëri-tjetrin. kujtojmë se Adisi është ish-bashkëshorti i Adrola Dushit e madje kanë edhe një djalë së bashku.

 


Video