
Duke folur në emisionin “Ditë pas ditë”, Hysa tregoi marrëdhënien që ka me disa prej banorëve të tjerë të “Big Brother”. Ish-banori kishte një raport të mirë brenda shtëpisë me aktorin Donald Veshaj, megjithatë ai u shpreh se nuk e ka takuar ende jashtë që prej festës së “Top Media”.
Gjithashtu ai përmedi takimin që pati me Beatrix Ramosajn gjatë qëndrimit të tij në format, ku la të kuptohej se ishte i penduar, pasi shprehu se e ka penalizuar. Këtë darkë ai e veçoi si një nga momentet që do të donte të ndryshonte në rrugëtimin e tij në garë.
“Nëse do të shihej si darkë dhe jo si date do ishte shumë ‘ok’ dhe nuk do të më penalizonte, por u pa më shumë si date, dhe unë mendova që ishte më shumë një darkë për tu njohur”- tha ai.
Në lidhje me eksperiencën e tij, ai u tha se pjesëmarrja në BBV e ka ndihmuar me bizneset që ish-futbollisti ka planifikuar të hapë në Shqipëri.
