VIDEO/ Dalin PAMJET: Agravon debati në Big Brother VIP, Jozi GODET me SHUPLAKË Gjestin!

21 Janar 2025, 14:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jozi/ Gjesti

Debatet mes Jozit dhe Gjestit kanë qenë të shpeshta brenda shtëpisë së Brother VIP Albania 4.

Hyrja e Gjestit në BBVA ndryshoi dinamikat në shtëpi, duke bërë që shumë nga banorët brenda t’i ktheheshin kundër këngëtarit.

Një prej tyre ka qenë dhe Jozi, i cili është kritikuar për ofendimet e tij ndaj vajzave brenda shtëpisë.

Debatet kanë agravuar deri në përplasje fizike mes tyre. Së fundmi nërrjet po qarkullon një video ku Jozi, i njohur për temperamentin e tij të fortë, hodhi një shuplakë Gjestit.

Ky akt, më shumë se një thyerje e rregullave të programit, ka shpërthyer një sërë reagimesh nga publiku dhe ndjekësit e emisionit.

Ndërkohë, Gjeti ka mbetur i befasuar nga ajo çfarë ndodhi dhe shumë ndjekës janë kuriozë të dinë për reagimin e tij pas kësaj ngjarje.

Pas këtij incidenti, debatesh janë ndezur online, me fansat që e mbështesin Gjestin dhe kritikojnë Jozin.

Video