"Unë haj vetëm tollumba", Einxhel ironizon Beniadën dhe Monikën: Jo kadaif e bakllava

4 February 2022, 14:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Unë haj vetëm tollumba", Einxhel ironizon Beniadën dhe
Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira

Debati me tone të ashpra që përfshiu shtëpinë e Big Brother, midis Einxhel dhe Donaldit duket se nuk ka mbaruar ende. Einxhel sot nuk ka hezituar të bëj ironi me faktin se ai qëndron i distancuar dhe i mërzitur. Pranë Donaldit kanë qenë Beniada dhe Monika, për të cilat Enxhel thotë se: “Të rrinë me të se është i mërzitur”.

Teksa po qëndronte në oborr me Arjolën, erdhi Monika që i dha një puthje dhe Einxhel i kujtoi se e ka krahun e lënduar. Ndër të tjera u shpreh se “nuk ditëm të hajmë dhe kadaif dhe bakllava” duke ironizuar Monikën.

Einxhel: Avash se mezi e kam këtë shpatullën, vetëm një mbaj, nuk mbaj dy. Nuk jam nga ato që mban dy në një shpatull.

Monika: Po puthja Arjolën.

Arjola: Iku fare tani.

Einxhel: Mbylle mirë derën se ftohet Beniada se i hyn i ftohti.

Arjola: Iku Beni, xhelozon tani dhe ajo.

Einxhel: Të rrinë të dyja me Donaldin se është i mërzitur. Të mos e lejnë të mërzitet.

Arjola: E kanë se është më i vogli i shtëpisë.

Einxhel: Mbase mbase. Si nuk ditëm të hajmë dhe kadaif dhe bakllava.

Arjola: Më kanë mësuar drejt e drejt.

Einxhel: Jashtë nuk haj njërën as tjetrën, vetëm tollumbat haj.

Arjola: Unë haj kadaifin ndonjëherë.


Video