Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 2” Ermiona Lekbello ka dalë gjithmonë hapur si mbështetëse e Luizit, si para edhe pas eksperiencës së saj në format.
Së fundmi, ka qarkulluar një fragment nga video ‘live’ në Tik Tok ku duket sikur po “ankohej” për marrëdhënien me fituesin e “BBVIP”.
“Luizi s’kthen as mesazh. I çon mesazh urimi, Luizi bën sikur është në autobus. Ça ka Luizi? Po Luizi ça ka? Po ktej do vish o Luizi ,ke shpia vjehrrës dhe vjehrrit do vish ndonjëherë atje në Verona, do mërzitesh dhe ktej do e sjellësh kokën”- ka thënë ajo.
Teksa shumë i interpretuan fjalët e saj si sulm dhe shkëputje të marrëdhënieve, Ermiona ka sqaruar njëherë e mirë deklaratën e saj në një ‘story’ në Instagram ku shprehet se të gjitha fjalët ishin në kuadër shakaje.
