U tha se është lidhur me një vajzë, reagon Cubi: Prandaj po bëj muskuj (Foto)

2 July 2022, 22:33Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U tha se është lidhur me një vajzë, reagon Cubi: Prandaj po
Esmeralda Metkaj

Esmeralda Metkaj ose e njohur si Cubi, e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” i habiti të gjithë me një deklaratë, kur u pyet për jetën e saj personale.

Cubi pranoi në fillim që është e dashuruar dhe më pas moderatorja Aulona Musta i tha: "Unë e di që nuk do të flasësh për marrëdhënien, por do të flasim për marrëdhëniet në përgjithësi, pa e ditur kush është ai".

U tha se është lidhur me një vajzë, reagon Cubi: Prandaj po

“Mund të jetë dhe ajo. Jetojmë në botën e lirë", ia ktheu aktorja. Pas titujve të portaleve që shkruanin se Cubi është në një marrëdhënie me një vajzë, aktorja ka reaguar duke treguar se ishte thjesht shaka.

"Shaka ishte shaka për inat të vjehrrës", shkroi aktorja pastaj postoi një foto nga palestra dhe tha: "Unë prandaj po bëj dhe muskla se mi kërkon "ajo" se kishit kuptu ju".


Video