“U ktheva, gjithashtu edhe gjoksi im”, Bianca Censori rikthehet në stilin e saj provokativ me foto sensuale!

12 Maj 2026, 11:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bianca Censori

Bashkëshortja e Kanye West tërhoqi sërish vëmendjen në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të guximshme në llogarinë e saj personale në Instagram.

31-vjeçarja pozoi me geta gri poshtë një monokini të zi, që linte shumë pak vend për imagjinatën. Censori e kompletoi pamjen me këpucë me taka të larta.

Kjo nuk është hera e parë që bashkëshortja e reperit zgjedh një stil të ngjashëm.

Në prill, ajo ishte fotografuar në Los Angeles me një body nude mbi një palë geta metalike ngjyrë argjendi, një paraqitje që gjithashtu tërhoqi vëmendje.

Megjithatë, në fund të muajit të kaluar, ajo u pa me një stil krejtësisht ndryshe gjatë pjesëmarrjes si anëtare jurie në një aktivitet universitar në New York City.

Aty veshi një kombinim total black me golf, xhaketë, fund midi lëkure dhe çizme të gjata./TMZ



Video