Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Prej disa ditësh tashmë, Rita ora është kthyer në kryefjalën e mediave pas performancës në Hungari ku i mori një fansi flamurin serb teksa këndonte në skenë.
E teksa videoja po bënte xhiron e rrjetit, Rita reagoi menjëherë ku sqaroi se nuk e kishte dalluar se flamuri kishte qenë i Serbisë.
Madje në një prononcim për “Klan Kosova” ylli tha se është krenare që është shqiptare dhe nuk ka pasur si qëllim të mos respektojë trashëgimin e saj e aq më pak të mërzisë popullin dhe familjen e saj.

E mes zhurmës së shkaktuar, artistja ka ndarë së fundmi në InstaStory një video të Mbretit Charles i cili flet për ikonat e shqipërisë duke përmendur ndër të tjera Nënë Terezën dhe Rita Orën.