Pamjet e reja: Rita Ora e mori vetë flamurin e Serbisë në dorë. Ja kush është i riu që u bë shkak për incidentin (FOTO+ VIDEO)

29 August 2023, 09:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamjet e reja: Rita Ora e mori vetë flamurin e Serbisë në
Rita Ora në koncert

Këngëtarja shqiptare Rita Ora u ‘kryqëzua’ në rrjet pasi performoi me një flamur serb në Hungari. Këngëtarja sqaroi se flamurin ja dha një fans dhe se nuk e pa cili ishte.

Mediat serbe kanë publikuar foton e të riut serb që i dha flamurin këngëtares së njohur shqiptare.

Bëhet fjalë për Sabo Gaga Borivoj nga Budapesti.

Ai ka publikuar edhe videon nga momenti kur i zgjat flamurin Rita Orës ndërsa ka dhënë një përgjigje që ka shokuar ndjekësit e tij në rrjete sociale. Ai u shpreh se këngëtarja e mori me vetëdije flamurin pasi edhe ajo vetë e di që Kosova është Serbi.

 “Ajo ma ka marrë flamurin”, dhe në koment një përdorues i rrjetit Tiktok e ka pyetur pse e ka bërë këtë. Përgjigja habiti shumë njerëz: - Sepse edhe ajo e di që... Kosova është Serbi.


Video