Tuna në një romancë të re, kush është i dashuri nga Shqipëria që i ka rrëmbyer zemrën?

7 Shtator 2024, 11:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tuna Sejdiu është një nga femrat e showbizit e cila e ka bërë lëmsh rrjetin për sa i përket jetës  private. Së fundmi është zbuluar së ajo po përjeton një romancë dashurie, dhe jo me Cozman siç u aludua.

Sipas ‘Prive’ djali i cili i ka rrëmbyer zemrën Sejdiut është më i ri në moshë dhe është shqiptar, detaje të tjera për të dashurin misterioz akoma nuk dihen.

Thuhet se çfiti po përjetojnë një periudhë të bukur bashkë dhe janë shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit.

Kujtojmë që Tuna është parë gjatë kësaj vere në koncertet e saj me Cozman, ish-parnterin me të cilin i dha fund lidhjes  disa vite më parë.

U fol se mund të kishte një ribashkim mes tyre. Dyshja shpesh herë shihej në koncerte me kërcime hot pranë njëri-tjetrit por mesa duket qënkemi gabuar. Marrëdhënia e tyre nuk qënka më shumë sesa miqësi.

Mos harrojmë që para lidhjes me Cozman, këngëtarja ka qenë e martuar me Patris Berisha, martesë disavjeçare e cila mori fund pasi ish-çifti solli në jetë dy fëmjë.

Video