Snapchat dorëzohet para kërkesës së përdoruesve, lejon ndryshimin e emrit

17 February 2022, 16:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Snapchat dorëzohet para kërkesës së përdoruesve, lejon

Snapchat ka plotësuar dëshirën dhe kërkesën e miliona përdoruesve të tij duke u mundësuar opsionin e ndryshimit të emrit.

Aplikacioni i themeluar që në 2011 nuk lejonte ndryshimin e emrit të përdoruesit deri më tani. Por, në një ndryshim të beftë, kompania njoftoi se duke filluar nga 23 shkurti, përdoruesit do të jenë në gjendje të ndryshojnë emrin e tyre pa cenuar pjesën tjetër të profilit.

“Ne e dimë se njerëzit rriten dhe ndryshojnë dhe nuk mund të linim pas këtë veçori që është kërkuar aq shumë nga përdoruesit”, tha zëdhënësi i Snapchat.

Emri i përdoruesit në “Snapchat” caktohet kur krijoni për herë të parë llogarinë në “Snapchat” dhe deri më tani ka qenë i pandryshueshëm për arsye sigurie.

Megjithatë, ndryshimet do të jenë të kufizuara. Snapchat totë se përdoruesit do të jenë në gjendje të ndryshojnë emrin vetëm një herë në vit dhe pas ndryshimit nuk do të jenë më në gjendje që të rikthejnë emrin e parë.

 


Video