Skandali, sulmuesi i Brazilit tradhton të fejuarën dhe lë me barrë një DJ të famshme (FOTO)

15 June 2022, 19:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandali, sulmuesi i Brazilit tradhton të fejuarën dhe lë me
Antony & Rozileni Batista dhe Gabi Cavalin

Sulmuesi anësor i Brazilit, Antony, është vënë në qendër të vëmendjes së mediave, jo për driblimet e tij në fushën e blertë dhe as për ndonjë ofertë stratosferika nga ekipet e Premier League, por për shkak të një tradhtie ndaj partneres së tij.

22-vjeçari ka tradhtuar të fejuarën e tij, Rozileni Batista me DJ e famshme, Gabi Cavalin. Kjo e fundit mësohet se është 11-javëshe shtatzënë me Antony. Gjithashtu, sulmuesi i Brazilit ka me të fejuarën e tij dhe një djalë 3 vjeç.

Kjo gjë ka bërë që Antony të ndahet nga e fejuara e tij, Rozileni Batista, e cila si fillim kishte thënë se e kishte pranuar këtë lidhje dhe do të vazhdonte me brazilianin përsëri, por më pas gjërat shkuan ndryshe.

“Nëse do ta kisha pranuar fundin, unë nuk do të kisha arritur deri në këtë pikë. Rozileni e dinte që ai ishte me mua dhe se ai donte të rrinte me mua. Ajo donte që të vazhdonte me të gjithsesi”, ishin fjalët e Kavalinit për mediat.

“Unë jam e fort dhe e dua veten time mbi çdo gjë. Dështimi është vetëm një mundësi që t’ia nisësh nga fillimi me më shumë inteligjencë”, ishte përgjigja e Rozilenit, e cila gjithashtu ka një djalë 3-vjeçar me Antony-n.

 



Video