Skandali në pallatin mbretëror spanjoll, qytetarët në dyshime për pasardhësit, kërkojnë testin e ADN-së për vajzat e mbretëreshës

22 December 2023, 14:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Skandali në pallatin mbretëror spanjoll, qytetarët në

Në pallatin mbretëror të Spanjës ka rënë një qetësi ankthi, pas zbulimit të skandalit rozë se Mbretëresha Letizia kishte një lidhje me kunatin e saj Jaime del Burgo, ish-bashkëshortin e motrës së saj.

Të tronditur, qytetarët po bëjnë thirrje për një test ADN-je pasi tashmë po vihet në pikëpyetje atësia e Mbretit Felipe për vajzat e tij, Princeshën e Kurorës Leonor dhe Princeshën Sofia.

E vërteta është se për shkak të polemikave, ndjekësit e familjes mbretërore spanjolle filluan të kërkojnë shpjegime për të konfirmuar ose jo të vërtetën e kësaj teorie. Ndërkohë nga ana e tij, pallati nuk ka reaguar apo deklaruar në lidhje me skandalin e krijuar.

Vlen të theksohet se që kur shpërtheu skandali rozë që tronditi besueshmërinë e familjes mbretërore, kanë dalë informacione të ndryshme për rrjedhjen e tij apo për faktin se lidhja e dashurisë është mbajtur sekret pasi gazetarja Letitia Ortiz (atëherë) u martua me trashëgimtarin e fronit spanjoll Felipe.


Video