Silvester Stalone në Vatikan, Papa Françesku: Jemi rritur me filmat e tu

8 September 2023, 19:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Silvester Stalone në Vatikan, Papa Françesku: Jemi rritur me filmat
Papa Françesku dhe Silvester Stalone

Aktori Sylvester Stallone u prit nga Papa Françesku në Vatikan në një takim të shkurtër privat në Pallatin Apostolik në mëngjesin e kësaj të premteje.

Ylli i “Rocky” dhe “Rambo”bëri shaka me Papën për filmat e tij, duke i thënë Papës: “Gati? Të luftojmë?”, ndërsa Papa i tha: “Ne u rritëm me filmat tuaj”.

Aktori shoqërohej nga gruaja e tij, Jennifer Flavin, vajzat e tij Sophia, Sistine dhe Scarlet, si dhe vëllai i tij Frank.

Më herët, Stalone qëndroi në qytetin e tij të origjinës, Bari ku u nderua me titull nga kryebashkiaku i qytetit.


Video