Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shumë emra të njohur të showbizit shqiptar janë komentuar shumë për ndërhyrjet estetike me silikon dhe botoks, por sipas mjekes Anisa Begaj, silikoni është ndaluar me ligj.
Mjekja sqaron se silikoni ka shumë efekte negative të cilat i kupton pas disa vitesh.
"Në fillim je i kënaqur kur sheh efektet e volumit por pas disa viteve janë vënë re infeksione, asimetri në buzë apo mollëza dhe e vetmja mënyrë për t'i eliminuar, dhe jo totalisht është operacioni prandaj është e ndaluar me ligj të përdoren” tha ajo në emisionin "Ditë e Re".
Në Shqipëri akoma e ngatërrojnë botoksin me silikonin. Mjekja estete Anisa Begaj tregon: "Me botokos nuk fryhen buzët por thjesht eliminohen rrudhat e mimikës"