Si rrallëherë, Mc Kresha fotografohet duke puthur bashkëshorten (FOTO)

4 July 2022, 18:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si rrallëherë, Mc Kresha fotografohet duke puthur bashkëshorten
MC Kresha dhe Erzina

Reperi shqiptar, Mc Kresha, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik Fazliu është shumë hermetik rreth jetës së tij personale. 

Ndonëse prej disa vitesh është i martuar me Erzinën një vajzë të panjohur për publikun, Mc Kresha është shumë i kujdesshëm t’i shpëtojë syrit publik. Megjithatë jo gjithmonë ia del.

Edhe pse ai vetë nuk poston në rrjetet sociale foto me bashkëshorten dhe fëmijët, media hera-herës kanë siguruar imazhe të ndryshme të tyret. Së fundmi, Prive.al ka publikuar një foto të çiftit në festivalin “Alba Festival” në Zvicër. Ata janë parë në një moment romantik me njëri-tjetrin teksa Kresha i dhuron një puthje Erzinës në prapaskenën e Festivalit.

Çifti mirëpriti në jetë fëmijën e dytë, një djalë, më herët këtë vit. Ata janë po ashtu pprindër të një vajze.

Si rrallëherë, Mc Kresha fotografohet duke puthur bashkëshorten


Video