Si mashtroi Antonela Berisha për Sanremon, ndoshta ka... “shitur byreqe”

9 February 2022, 19:29Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Si mashtroi Antonela Berisha për Sanremon, ndoshta ka... “shitur

Lajmi se Antonela Berisha ishte pjesë e spektaklit të Sanremos bëri bujë në mediat rozë. Lajmi u dha nga vetë Antonela dhe mediat e morën për të vërtetë pa hetuar më tej.

Por kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, ka nxjerrë në pah mashtrimin e Antonela Berishës.

“Lajmi se Antonela Berisha do të jetë pjesë e spektaklit të madh italian, Sanremo 2022, është një mashtrim”, u shpreh Cukali në Top Albania Radio, ndërsa ka theksuar se nuk ekziston aspak një lajm i tillë.

Sipas tij, ka qenë vetëm një media italiane që e ka postuar dhe më pas lajmi është fshirë.

Ai ka shtuar se, si një person që e ndjek vazhdimisht Sanremon, ka kërkuar për pjesëmarrjen e Antonela Berishës dhe nuk i ka rezultuar asgjë e tillë. Sipas tij ekzistonte vetëm një sccreenshot, nga një portal italian, por që sot nuk është, ndërsa shtoi me ironi se  Sanremo është një qytezë, që edha ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo.

“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. Sanremo është një qytezë, që edha ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, tha Cukali.


Video