Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Këngëtares Anne-Marie i ndodhi një incident gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në BRIT Awards, mbrëmjen e së martës.
Teksa 30-vjeçarja performonte Live, u rrëzua nga shkallët përpara një publiku prej 20,000 personash në The O2 Arena.
Megjithatë, këngëtarja e kaloi incidentin sikur nuk ndodhi asgjë dhe për asnjë moment nuk e ndaloi performancën, duke u ngritur sërish në këmbë.
Zëri i saj u dridh teksa u rrëzua në dyshemenë e skenës, por si një profesioniste e vërtetë vazhdoi të këndonte.
“Nuk më duhej gjitshesi kyçi i këmbës së majtë”, shkroi ajo në një postim në Twitter pas incidentit, duke e marrë me sportivitet atë që i ndodhi.