Shifra e çmendur! Kiara dhe Luizi arrijnë klikime rekord në TikTok

8 April 2023, 18:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shifra e çmendur! Kiara dhe Luizi arrijnë klikime rekord në
Kiara dhe Luizi

Kiara dhe Luiz është çifti më i diskutuar i momentit. Dy konkurrentët e Big Brother Vip kanë arritur 15 miliardë klikime në TikTok. Një shifër e çmendur

Dyshja kanë qenë në qendër të vëmendjes që prej nisjes së edicionit të dytë. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre edhe brena shtëpisë duke bërë një dasmë.

Në Instagramin e Kiarës është postuar një “screenshot”, foto e cila tregon klikimet rekord të tyre në TikTok.

“15 billion views (15 miliardë shikime)”, shkruhet në Instagramin e moderatores Kiara Tito.

“Luiz dhe Kiara Ejlli”, shkruhet po ashtu në postim.

Shifra e çmendur! Kiara dhe Luizi arrijnë klikime rekord në

Ndërkohë Luizi numëron plot 6.2 miliardë shikime në TikTok vetëm në emrin e tij, ndërsa Kiara ka 3 miliardë.

Kiara është futur sërish në shtëpi para pak ditësh, ndërsa ka krijuar shumë “zhurmë” në rrjet, për sjelljen e saj ndaj Luizit dhe banorëve të tjerë.

 


Video