Selena Gomez reflektim mbi një dekadë jetë

28 July 2022, 00:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Selena Gomez reflektim mbi një dekadë jetë
Selena Gomez

Selena Gomez e mbylli kapitullin e të 20-ave, e lumtur dhe krenare për veten e saj.

Së fundmi këngëtarja e njohur, ka shkruar krahas dy fotove bardhë e zi në Instagram, për uljet dhe ngritjet e të 20-ave të saj dhe emocionin që ndjen për të hyrë në këtë dekadë të re të jetës.

“Edhe pse kam kaq shumë fjalë për të thënë, thjesht do ta lë me kaq. Të njëzetat e mia ishin një udhëtim nëpër momente të mira, të vështira dhe të bukura që nuk do t’i harroj kurrë. Secila prej tyre më ka formuar për njeriun që jam sot. Unë jam dikush që ende po mëson, por është më e sigurt për atë që ka rëndësi dhe çfarë dëshiron. Dikush që është mirënjohës për çdo dhuratë të vetme dhe çdo mësim që merr gjatë rrugës.

Unë po eci përpara e inkurajuar nga kaq shumë njerëz të fortë dhe fuqizues rreth meje. Dua të bëj më të mirën për të marrë të bukurën dhe të dhimbshmen një ditë e për t’u lënë të gjitha të më bëjnë mua më të mirën që mund të jem për veten, të tjerët, ju. Pas disa ditësh festimesh, zemra ndihet plot, mirënjohëse dhe mund të them se kam filluar të më pëlqejë shumë 30. Faleminderit shumë që jeni pjesë e jetës sime, ja një dekadë tjetër! Ju dua të gjithëve!”

Bukuroshja festoi  pak ditë më parë ditëlindjen e 30-të, mes familjarëve dhe miqve të saj , në një festë private dhe të kuruar në detaj. Selena u shfaq e veshur me një fustan mahnitës Versace me tyl të mbështjellë rreth njërit sup dhe belit të saj dhe në fund me temina që qe dukeshin si thekë. Me flokët e kapur gjysmë-bisht dhe një grim natyral, artistja plotësoi pamjen me një palë vathë argjendi dhe këpucë Jimmy Choo.


Video