Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një përleshje mes disa persona është regjistruar në koncertin e Butrint Imerit mbrëmjen e djeshme në Pejë, në momentin kur po performonte këngëtari.
Mësohet se në sherr janë përfshirë 12 persona ku shkaku i sherrit ka qenë një vajzë. Ata janë konfrontuar fizikisht duke u goditur edhe me sende të forta. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Butrinti dëgjohet duke performuar “AM.PM“ në kohën kur sherri sa filloi.
Për të qetësuar situatën, ai në fund të interpretimit i është drejtuar turmës duke i thënë: “Mos i shihni katunarët duke u kapurr në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”. Pas kësaj, këngëtari i hitit “Dujëm” ka vazhduar normalisht rrjedhën e koncertit.