Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin e artit si Stresi, ka patur shumë miqësi të ngushtë me Brilant Martinajn, një prej viktimave të masakrës me tre të vrarë tek mbikalimi i Fushë Krujës më 17 Korrik.
Pas vrasjes së tij, Stresi bëri shumë dedikime prekëse për Brilantin dhe mori vendimin për anulimin e të gjitha koncerteve për shkak se nuk ndihej mirë dhe donte qetësi sipas tij.
Së fundmi, Stresi ka vendosur që një foto ku ka dalë së bashku me Brilant Martinajn ta bëjë kover për telefonin e tij. Kjo është vënë re gjatë një video-live tek telefoni i shokut të tij, reperit Cllevio Serbiano dhe Stresi e kishte telefonin në dorë.
Teksa kanë kaluar 10 diteë nga atentati tek mbikalimi i Fushë Krujës, ende nuk kemi asnjë autor të dyshuar lidhur me këtë krim.