Sherret mes reperëve shqiptarë duket se kanë pushtuar median rozë së fundmi, ku shpesh ato kanë degraduar dhe në grushte dhe shkelma ndaj njëri-tjetrit.
Së fundmi, reperi Feronit Shabani, me emrin e artit Fero, ka ofenduar publikisht. Ai ka komentuar në një postim të Aleks Vishës në Instagram, i cili ka publikuar një foto të Noizyt së bashku me babain e tij, krahas së cilës shkruan: “Thuani mendimin tuaj.”
Reperi ka lënë disa komente me shkronja veçmas duke ua lëne fansave në dorë interpretimin.
Por përfundimi në të cilin kanë dal pjesa më e madhe e tyre po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.
Siç shihet në videon më poshtë, që po qarkullon në TikTok, ndjekësit i kanë bashkuar “shkronjat” që Fero la në komente për Noizyn, duke nxjerrë në përfundim frazën ofenduese: “P*dh mashkull.”