Ditën e sotme, vogëlushja e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt feston ditëlindjen dhe bën katër vjeç.
Ishte Besi ai që e uroi i pari me fjalë të bukura të bijën e tij, ku në një postim në rrjetet sociale shkruan:
“Lulja ime e shpirtit, urime 4-vjetorin. Njeriu nuk e kupton kurre qe vitet fluturojne, pervecse tek femija e tij. Jane pak 4 vite, por mbase edhe shume. Fli sonte ne paqe! E shenjta e shtrenjta ime Ajka. Gjumi yt i bardhe si lulet e kumbulles! Frymemarrja jote sikur fryma e Zotit ne trupin e krijuar, jete jete jete. Sjellja ne jete e nje jete (femije) sillka me vete edhe jete te tjera, per mua, per nenen tende, per ata qe dine te duan dhe duan te te duan. Gjumi yt trendafil leshon aromen e frymemarrjes tende. Dhe sdi cte bej me gjumin tend, pervec se jam ulur dhe te lutem si ne nje vend te shenjte. U rritsh e lumtur, me Zotin bariun tend, gjumin ta mbroj une! Edhe endrra me engjej pafsh! Te dua me fuqine e 1000 diejve!”.
Por, duket se urimi i mami Xhensilës është edhe më emocionues. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video të momenteve të para në jetë të Ajkës. Xhensila shkruan se e ndjen ende aromën e parajsës që solli tek ajo vajza e saj.
"Ora 11:50 \12 Korrik \2018 Momenti ku e ndjeva ekzistencen e Zotit si kurr me pare. E ndjej akoma aromen e Parajses qe solle tek une, e ngrohtesin tek faqja, qe me ngrohu zemren perjetesisht. Shtepi e shpirtit tim je ti Tretem per ty. Syt e mi, vena ime kryesore, ajri im. Gezuar ditelindjen dashuri hyjnore." shkruan Xhensila.