Rina Zaiti publikon foton e parë me Ledri Vulën? Ja postimi që ngriti dyshime

22 October 2024, 08:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rina Zaiti publikon foton e parë me Ledri Vulën? Ja postimi që

Prej kohësh po flitet rreth një romance mes Ledri Vulës dhe Rina Zaitit. Mirëpo çifti i cili aludohen të jenë bashkë nuk kanë deklaruar asgjë rreth situatës, por duket se pak nga pak po i japin sinjale publikut të cilat të lënë të kuptosh se lidhja mes tyre është e vërtetë.

Së fundmi Rina ka publikuar disa pamje në Instagramin e saj dhe në mesin e tyre gjendet një foto e cila ka disa plane ku duket dora dhe kapelja e një mashkulli. Të gjithëve u shkon mendja tek reperi por përsëri nuk mund të themi diçka të sigurt.

Kujtojmë që pas publikimit të fotove të reperit  dhe Rinës në rrugët e Londrës, ish-çifti Sara-Ledri kanë “zhdukur” njëri-tjetrin nga Instagami, ndonëse blogerja ka ende disa nga fotografitë e tyre në profilin e saj.

Pas gati 1 vit nga ndarja me Sarën, reperi mesa duket ka gjetur sërish dashurinë. Dhe më në fund u publikuan edhe imazhet e para të çiftit.

Ledri u kap mat gjatë pushimeve në jug të vendit me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti. Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore.

Burime treguan se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetrin. Ndërsa lajmi se Ledri është në një romancë te re dashurie dhe e ka harruar plotësisht Sara Hoxhën bëri xhiron e rrjetit, u zbulua se kush ishte vajza në foton e publikuar nga paparaci. Të gjithë pyesnin për Rina Zaitin, ja disa të dhëna për vajzën e cila i ka ‘vjedhur zemrën’ reperit shqiptar.



Video